TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Tetor 2023, 09:44

Akuzat nga SPAK, juristi: S'vriten shqiptarët për kullat e Jamarbërit dhe qejfet e Shkëlzenit

Shkruar nga Pamfleti
Akuzat nga SPAK, juristi: S'vriten shqiptarët për kullat e
Romeo Kara

Lëvizjet e fundit të SPAK dëshmojnë edhe fundin e ish-kryeministrit, Sali Berisha thotë juristi Romeo Kara.

Ai theksoi se ish-lideri i PD përdor partinë për interesat e tij, por nuk do të mundet ta shmangë përballjen me drejtësinë.

“Unë mendoj se halli që ka Berisha, që ai nuk e ka fare me Shqipërinë dhe po i bie Shqipërisë.

Nuk e ka fare me PS, se nga viti 2013 që ka ardhur në pushtet PS e ka shtuar pasurinë, sikur ka qenë në pushtet”, tha ai duke nënvizuar se qëllimi i ish liderit të PD është të ketë gjithmonë pushtet, përtej sfidave me SHBA.

“Ai e di fundin e tij dhe është një person që nuk do ta pranojë fundit e tij. Nuk ka një lloj burrërie që ta pranojë, unë e bëra këtë gabim, më mori përpara kjo lakmia ime”, shtoi ai duke shtuar se Berisha po përdor partinë për interesat e tij.

Sipas tij, Berisha akuzon SPAK, por kur ky institucion i drejtësisë u vlerësua nga vetë ai kur “goditi majtas”.

“Kjo i ka ngelur Berishës, mendon se shqiptarët do vriten për kullat e Jamarbërit dhe qejfet e Shkëlzenit. Këtu do jemi e do të shohim”, tha ai.

 

romeo kara sali berisha

Lini një Përgjigje