
Kreu i SPAK, Altin Dumani, raportoi këtë të hënë në Parlament për aktivitetin e prokurorisë së posaçme gjatë vitit 2024, duke u ndalur edhe te roli i politikanëve në aktivitetet kriminale.
Dumani u pyet nga deputeti Agron Shehaj nëse ka politikanë të përfshirë në grupe kriminale. Ai bëri të qartë se deri tani nuk janë evidentuar politikanë që të jenë pjesë e një bande kriminale, por ka pasur një rast kur një ish-deputet është në gjykim për bashkëpunim me pjesëtarë të grupeve kriminale.
“Nuk kemi evidentuar ndonjë subjekt si pjesë të grupeve kriminale. Sa i përket bashkëpunimit, po kemi pasur një ish-deputet të Kuvendit të Shqipërisë, i cili është çështje e bërë publike dhe është në gjykim për çështje të tjera. Nuk mund të jap detaje, sepse përfshihen sekrete hetimi”, tha Dumani.
Ky raport vjen në një kohë kur publiku dhe institucionet kërkojnë transparencë mbi ndikimin e politikës në krimin e organizuar dhe efektivitetin e SPAK në ndjekjen e tij.
Lini një Përgjigje