Ambasada Amerikane në Tiranë ka nxitur të gjithë magjistratët e kualifikuar të aplikojnë për të shërbyer në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Ambasada shkruan se ky është një çast i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Shqipëri për të siguruar përparim të vazhdueshëm dhe ruajten e parimeve përcaktuese të reformës në drejtësi.
Ambasada shkruan se afati i aplikimt është deri me 4 Shtator.
“Ambasada e SHBA nxit të gjithë magjistratët e kualifikuar për të shërbyer në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë të aplikojnë për vendet e lira në KLGJ dhe KLP. Ky është një çast i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Shqipëri për të siguruar përparim të vazhdueshëm dhe ruajten e parimeve përcaktuese të reformës në drejtësi. Mos e humbisni mundësinë për të dhënë kontribut në një reformë në drejtësi që është efektive, transparente dhe e drejtë – në emër të kolegëve tuaj magjistratë dhe qytetarëve shqiptarë.”-shkruan Ambasada Amerikane.
The U.S. Embassy encourages all magistrates qualified to serve on the High Judicial Council and High Prosecutorial Council to apply for the current vacancies within the HJC and the HPC. This is an important moment for the Albanian justice system to ensure continued progress and… pic.twitter.com/vj6dfCx4qc
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) August 16, 2023
Lini një Përgjigje