TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Korrik 2026, 17:29

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, krijohet trafik kilometrik

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, krijohet trafik
Trafik kilometrik

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të Bradasheshit, ku janë përplasur një kamion dhe një automjet.

Menjëherë pas ngjarjes në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, ndërsa deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar për gjendjen e personave të përfshirë në aksident.

Për shkak të përplasjes, qarkullimi është bllokuar prej më shumë se 30 minutash, duke krijuar radhë kilometrike automjetesh. Policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet të zbardhë rrethanat e aksidentit.

aksident tirane elbasan

Lini një Përgjigje