Armando Broja nuk arriti të lërë shenjë në miqësoren që Bërnli zhvilloi ndaj Real Salt Lake gjatë fazës përgatitore në Shtetet e Bashkuara.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare pati mundësinë ideale për të kaluar ekipin e tij në avantazh, por nuk arriti të konkretizonte një penallti të fituar nga vetë ai.
Në minutën e pestë, Broja depërtoi në zonë dhe fitoi një 11-metërsh, por goditja e tij u prit nga portieri Rafael Kabral, i cili reagoi saktë dhe shmangu golin e anglezëve.
24-vjeçari qëndroi në fushë deri në minutën e 67-të, duke marrë minuta të rëndësishme nga trajneri i ri, përpara se t'ia linte vendin Sone.
Në fund, Bërnli u mposht me rezultatin e thellë 4-1 nga skuadra amerikane. Për Brojën, kjo ishte një tjetër paraqitje në kërkim të ritmit dhe formës optimale, teksa sezoni i ri po afron.
Broja nuk ben nje leke.