Një postim i publikuar në platformën X (ish-Twitter) në vitin 2021 është bërë viral në rrjetet sociale, pasi përdoruesit kanë vënë re se ai kishte parashikuar pesë vite më parë çiftin finalist të Kupës së Botës 2026: Argjentinën dhe Spanjën.
Interesimi për postimin u rrit pasi Argjentina siguroi kualifikimin në finale me fitoren ndaj Anglisë në gjysmëfinale, ndërsa Spanja eliminoi Francën me rezultatin 2-0, duke rezervuar një përballje mes dy kombëtareve në finalen e madhe.
Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është fakti se autori i postimit, një përdorues me emrin "dilemma", jo vetëm kishte parashikuar skuadrat finaliste, por kishte shkruar edhe rezultatin e finales.
"Argjentina sapo mposhti Spanjën në finalen e Kupës së Botës 2026, 3-2", shkruhej në postimin e publikuar në vitin 2021, shumë kohë përpara zhvillimit të Botërorit të Katarit në vitin 2022.

Postimi ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë përdorues kanë shprehur habinë për saktësinë e parashikimit, ndërsa të tjerë kanë vënë në pikëpyetje mënyrën se si mund të ishte bërë një parashikim i tillë.
"Si është e mundur të parashikohet kjo? WOW!", shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër komentoi: "Ti e ke publikuar këtë para Kupës së Botës 2022. Cili është burimi yt, të lutem?"
Lini një Përgjigje