Aktualitet 4 Mars 2024, 18:10

Ambasadori britanik ‘mesazh të koduar’ deputetëve të “Rithemelimit”:  Vendimet për “non grata” janë për individë, jo për grupime!

Shkruar nga Pamfleti

Ambasadori britanik ‘mesazh të koduar’ deputetëve të

Smith la të hapur mundësinë për bashkëpunim me grupimet e ndryshme të opozitës, duke i dërguar kështu një mesazh deputetëve të Rithemelimit që të largojnë Berishën, në mënyrë që të rregullojnë raportet me Britaninë.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King Smith duke marrë shkas nga situata politike në vend, deklaroi se Parlamenti duhet të jetë funksional.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Smith gjithashtu theksoi se Britania e Madhe ka sanksionuar individë të caktuar dhe konfirmoi se me ta nuk do të ketë bashkëpunim, duke ju referuar kështu rastit të ish kryeministrit Berisha.

Por më tej, Smith la të hapur mundësinë për bashkëpunim me grupimet e ndryshme të opozitës, duke i dërguar kështu një mesazh deputetëve të rithemelimit që të largojnë Berishën, në mënyrë që të rregullojnë raportet me Britaninë.

Është shumë e rëndësishme që parlamenti të funksionojë në interes të demokracisë dhe të qytetarëve. Kjo është përgjegjësi e opozitës, edhe gjithashtu e shumicës. Është e rëndësishme që të gjithë politikanët të punojnë së bashku me këtë qëllim. Kuvendi është institucioni kyç për të çuar përpara interesin qytetar. Kuvendi dhe komisionet duhet të funksionojnë. Ne kemi qasje të gjerë, nuk përcaktojmë grupe individësh. Ka vendime spedicike për individe specifikë dhe për ata nuk angazhohemi. Me të tjerët duam dialog, duam anagzhim. Nuk më përket mua të shprehem për politikën e brendshme.

Nuk do të komunikoj në emër të listës së personave “non grata”. Nuk mund të komentoj. Pozicioni ynë është shumë i qartë. Vendimet për “non grata” janë specifike për individë, nuk janë për grupime. Kemi anagzhim me individë që nuk janë të përcaktuar të tillë”, theksoi ai.

smith