
Ngjarja në Lushnje mund të ishte edhe më tragjike.
Në momentin e shpërthimit të fuqishëm në Lushnjë ku mbetën të vdekur babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha, i pranishëm ka qenë edhe djali i vogël i viktimës, Klejdi Hoxha.
Kështu ka deklaruar shoku i tyre i mitur, I.Sota, i cili në momentin kur ndodhi shpërthime kishte shkuar në mabientet e kapanonit për të takuar dy shokët e tij.
Ai deklaron se rreth orës 15;40, ka vajtur dhe ka takuar dy shokët e tij të cilën quhen Elidon Hoxha dhe Klejdi Hoxha, të cilët po punonin dhe aty ka parë dy shokët e tij dhe babanë e tyre, si dhe disa punëtor të tjerë të cilët ishin lartë me vinç.
“Ata kishin një pajisje prerëse që nxirrte flakë si saldim. Vinçi kishte një krahë dhe ishte i ngritur lartë dhe këta shtetas filluan të prisnin me atë prerëse si flakë tek magazina që ishin duke punuar”, ka deklaruar ai, referuar dojes së prokurorisë.
Në këtë kohë ai ka dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dhe është rrëzuar në tokë. Aty një person e ka marrë dhe e ka çuar në spital.
Lini një Përgjigje