TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Nëntor 2025, 16:07

AMF publikon raportin 9-mujor për pensionet private: Fondi SIGAL kryeson në vlerë asetesh dhe në numër anëtarësh

Shkruar nga Pamfleti

AMF publikon raportin 9-mujor për pensionet private: Fondi SIGAL kryeson

AMF publikoi raportin 9-mujor për ecurinë e fondeve private të pensioneve: SIGAL mban kryesimin në tregun e pensioneve private për 9-mujorin 2025, në vlerën neto të aseteve dhe në numër anëtarësh.

Sipas raportit të AMF, tregu i fondeve të pensioneve private në tërësi ka vijuar rritjen e qëndrueshme gjatë periudhës janar–shtator 2025.

Sipas të dhënave zyrtare të AMF, në aktivitet ushtruan veprimtarinë e tyre shtatë fonde pensioni, ndërsa asetet neto totale të tregut arritën në 14.357,03 milionë lekë (rreth 148.7 milionë euro) më 30.09.2025.

Kjo shifër përfaqëson një rritje prej 11.55%, ose 1.486 milionë lekë më shumë se në fund të vitit 2024. Në këtë treg në rritje, SIGAL konfirmon pozicionin e vetë si kryesues, përkatësisht me këto të dhëna: SIGAL MAX Pension kryeson me 17,791 anëtarë dhe një vlerë neto asetesh prej 3,522,200,000 lekësh ndërsa SIGAL Pro Pension ka 633 anëtarë dhe 60,600,000 lekë asetet neto.

AMF publikon raportin 9-mujor për pensionet private: Fondi SIGAL kryeson

Në total, Fondi SIGAL zotëron 37.99% të vlerës neto të aseteve të tregut, ndërsa SIGAL Pro mban 0.65%.

Besimi i klientëve, si dhe administrimi i matur dhe serioz, kanë ruajtur norma të qëndrueshme dhe të larta kthimi, duke forcuar më tej besueshmërinë e fondit dhe kënaqësinë e klientëve.

Fondi i Pensioneve SIGAL, si pjesë e familjes së SIGAL Insurance Group, vijon me të njëjtën filozofi ndaj klientëve: si të qenit më e madhja përmes besimit dhe korrektesës ndaj njerëzve që investojnë besimin, kursimet dhe projektojnë të ardhmen e tyre në partneritet me ta.

 

Lini një Përgjigje