Ish-prokurori Ervin Karanxha ka kritikuar mënyrën se si po zbatohet amnistia për të dënuarit, duke e cilësuar atë si të papërshtatshme me realitetin shqiptar.
“Për 3 gramë drogë sot janë në burg. Kjo amnisti nuk i përket realitetit. Për mua ajo amnisti është kot. Vendit i duhet një amnisti reale. Populli shqiptar sot po kalbet burgjeve,” tha Karanaxha.
Ai shtoi se shumë nga rastet aktuale të burgosurve janë pasojë e reformës në drejtësi të nisur pas vitit 2016.
“Ke dhe raste të tjera ordinere, që sot i ke në burg. Të gjithë këto gjëra kanë lindur nga zbatimi i reformës në drejtësi, pas 2016, ky mentalitet. Nuk ka qenë më përpara kjo. Është dhjetëfish afati i çështjeve. Afati iku, vdiq,” përfundoi ish-prokurori.
Karanxha e përgëzoi nismën e Gjykatës së Lartë, e cika po punon për të nxjerrë një praktikë unifikuese, me qëllim uljen e numrit të paraburgosurve në Shqipëri.
Kjo praktikë parashikon që qytetarët nuk mund të burgosen gjatë periudhës së hetimit, me përjashtmi të rasteve të veçanta.
Sa i takon “mbipopullimi” e burgjeve, Karanxha fajësoi edhe politikën pasi siç tha ai janë ato që kanë votuar ligjet ndëshkuese në Parlamentin e Shqipërisë.
“Kush i ka mbushur këto burgje? Ligjet i bën parlamenti. Unë mendoj se duhet shtuar masë disiplinore për ata gjyqtarë, që vendosin masa sigurimi në kundërshtim me nenet 230, 238 të Kodit të Procedurës Penale"-tha ai në “Real Story”.
Lini një Përgjigje