TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Tetor 2025, 10:41

Anëtari i Kushtetueses, Naureda Llagami: Votimi në Gjykatën e Lartë u manipulua

Shkruar nga Pamfleti

Anëtari i Kushtetueses, Naureda Llagami: Votimi në Gjykatën e

Naureda Llagami, e cila ishte një nga tre kandidatet më me shumë pikë për postin e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, ka shprehur pakënaqësi për votimin e mbajtur më 30 shtator në Gjykatën e Lartë si organi i emërtesës.

Naureda Llagami mori 8 vota, Asim Vokshi 6 ndërsa Florian Ballhysa asnjë votë.  Një votë u konstatua e pavlefshme. Duke qenë se asnjëri nga kandidatët nuk mori 3/5 të votave, Vokshi u zgjodh automatikisht fitues pasi renditej i pari në pikë (89.5 pikë) për të zëvendësuar Holta Zaçajn si anëtare e Kushtetueses.

Një ditë pas mbledhjes, Llagami i është drejtuar me një shkresë Gjykatës së Lartë, duke kërkuar të njihet dhe të pajiset me kopjen e plotë të dosjes që lidhet me mbledhjen e zhvilluar për zgjedhjen e anëtarit.

Në kërkesën e saj, Llagami kërkon që t’i vihen në dispozicion regjistrimet audio të mbledhjes, kopjet e fletëve të votimit dhe çdo dokument tjetër të procedurës, shkruan shqiptarja.com 

Anëtari i Kushtetueses, Naureda Llagami: Votimi në Gjykatën e

Llagami pretendon se vota e shpallur e pavlefshme i përkiste asaj, dhe se nuk ka marrë 8 vota, por 9, pra 3 më shumë sesa kandidati Vokshi që u shpall fitues me pikëzimin.

Llagami thotë se në fletën e votimit ishte shënuar dy herë emri i saj, por u shpall e pavlefshme qëllimisht për të ndryshuar rezultatin.

“Kërkesë për t’u njohur me dosjen e plotë (përfshirë regjistrimet audio dhe kopjet e fletëve të votimit) dhe për t’u pajisur me një kopje të plotë të saj (përfshirë regjistrimet audio dhe kopjet e fletëve të vptimit) referuar Mbledhjes së Posaçme të Gjyqtarëve të kësaj gjykate, të mbajtur me datë 30.09, ora 09:00 pranë Gjykatës së Lartë me objekt “zhvillimin e procedurës së votimit për zgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në kërkesën e saj.

Lini një Përgjigje