
Gjykata e Lartë rrëzoi Arbër Veliajn, vëllanë e Erion Veliajt i cili bëri rekurs duke u ankuar për vendimin e kontrollit të banesës i kryer nga SPAK gjatë 2024.
Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimimin e vëllait të Erion Veliajt, Arbër Veliaj, lidhur me kontrollet e kryera në dhjetor të vitit 2024 në banesën e tij me urdhër të SPAK.
Vendimi u dha në dhomë këshillimi nga Albana Boksi, Medi Bici dhe Sokol Binaj. Trupa gjykuese u shpreh se vendimi i Apelit të Posaçëm në Tiranë datë 31 korrik 2025 duhet të qëndrojë në fuqi.
Lini një Përgjigje