TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Nëntor 2025, 08:14

Thirrja e SPAK për "21 janarin", Kikia: Nëse Berisha nuk shkon, e pret sërish ballkoni

Shkruar nga Pamfleti

Thirrja e SPAK për "21 janarin", Kikia: Nëse Berisha nuk

SPAK i ka dërguar më 7 nëntor ish-kryeministrit Sali Berisha fletëthirrje për tu paraqitur pranë Prokurorisë së Posaçme lidhur me krimin shtetëror të 21 janarit. Por, Berisha mohoi të jetë informuar për thirrjen në Prokurori.

Analisti Mentor Kikia tha se nëse Berisha nuk shkon në SPAK e pret ballkoni, duke iu referuar vitit 2023 kur kryetari i PD qëndroi në ballkonin e banesës dhe mbante fjalime, pasi ndodhej në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për hetimin e kompleksit “Partizani”.

Kikia theksoi se ngjarja e 21 janari është një ngjarje e rëndë, ndërsa theksoi se duhet që të zbardhet nga drejtësia.

“Ai thotë nuk do të shkojë sepse nuk e ka fletëthirrjen. Dhe nëse e ka dhe nuk shkon mund ta marrin me forcë nëse nuk i përgjigjesh. Çështja e 21 janarit është kthyer pas vendimit të Strasburgut. Dhe dosja u kthye me sugjerimin që ngjarja të hetohet si krim shtetëror sepse me procesin ishin vënë para akuzës njerëzit që kishin qenë me armë dhe jo zinxhir komandues.

Është një ngjarje e rëndë dhe u finalizua me viktima, dikush dha urdhër pra duhet që të mos trajtohet si vrasje nga pakujdesia. Do të duhet që të pyeten organizatorët që kanë qenë në opozitë, por është një histori që do të duhet që të zbardhet që të bëhet drejtësi. Se sa do ti shkohet deri në fund kjo pritet për t'u parë. Padyshim është një ngjarje, është një minus më shumë për Berishën”, u shpreh ai për “Report Tv”.

 

Lini një Përgjigje