Aktualitet17 Prill 2024, 07:20

Arrestimi i Agron Bejdollit/ Gazetari: Dyshonin se vëllezërit Beqiraj do të vrisnin Rrumin

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Agron Bejdollit/ Gazetari: Dyshonin se vëllezërit Beqiraj

Gazetari Trashgim Sokolaj ka rikujtuar ngjarjen e disa viteve më parë, kur Agron Bejdolli, i cili u arrestua të martën, tentoi të perrte peng dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj, për shkak se kishte dyshime se ata do të eleminonin Aleksandër Lahon, i njohur si “Rrumi” i Shijakut.

Megjithatë sipas tij, vëllezërit nuk e kanë pranuar që shënjestra e tyre ishte “Rrumi”.

“Në fakt, mënyra sesi ka rrjedhur kjo lloj ngjarje është interesante. Në momentet e para është raportuar si një aksident, sikur një makinë kishte goditur një motor në autostradë, në afërsi të Sukthit. Më pas është kuptuar që njëri nga vëllezërit që ishte në motorr, ishte marrë peng dhe ishte mbajtur peng në një automjet, ku ka lëvizur për rreth 15 minuta dhe rreth 1 kilometër më tutje, hedhur nga makina dhe është hedhur në rrugë. Ata shkuan në polici, bënë padi, dhanë disa deklarime, treguan për pengmarrjen dhe treguan dialektin e personave, thanë që ishin nga Durrësi, na pyetën për pronarin e një lokali në Durrës. Ky pronari i lokalit në Durrës, rezultoi që është Rrumi i Shijakut.

Arsyeja e pengmarrjes doli nga hetimet, ishte se anëtarë të grupit të Rrumit të Shijakut, për 1 javë ose rreth 10 ditë, kishin kuptuar që këta dy vëllezërit ishin duke vëzhguar Rrumin e Shijakut për ta vrarë. Këta persona kishin qëndruar në të njëjtin lokal ku drekonte dhe Rrumi i Shijakut. Dyshimet ishin që këta dy persona, mos janë duke planifikuar një atentar dhe Grupi i Rrumit të Shijakut vendosi të kundërpërgjigjet duke i marrë peng. Nuk u mësua nëse kishin marrë porosi për ta bërë këtë gjë. Ata nuk e kanë pranuar që ka qenë objektiv”, theksoi ai duke folur për ABC News.

rrumi i shijakut agron bejdolli vellezerit beqiraj