Aktualitet16 Prill 2024, 22:57

Ndërhyrja në TIMS, gazetari tregon të fshehtat: Ndërkombëtarët ndërhynë në kohë, nuk u lejua kopjimi deri në fund  

Shkruar nga Pamfleti

Ndërhyrja në TIMS, gazetari tregon të fshehtat:

Duke komentuar ndërhyrjen në sistemin TIMS, gazetari Sokol Bregu, tha në emisionin “Open” në News 24, se mund të ketë pasur ndërhyrje nga ndërkombëtarët duke mos lejuar që të jenë kopjuar deri në fund të dhënat.

Sipas tij, skandali ishte se ai mori shokët me vete për të hyrë në sistem.

Ai mund të jetë futur aty për një person të vetëm, i cili mund të paguaj një shifër që mund të jetë e barazvlefshme për 100 vjet pagë si drejtues policie. Të gjitha ndërhyrjet janë të dëmshme. Është nën akuzë dhe thotë e shpikën mediat. E njoftuan kolegët e tij të nderuar! Kam përshtypjen, ndërkombëtarët kanë ndërhyrë duke mos lejuar kopjimin deri në fund. Mbi të gjitha merr shokët e vet. Edhe në televizione që janë publike duhet të njoftosh dikë kur merr dy shokë, jo kur hyn në Policinë e Shtetit. I rrezikon vendit një gjë shumë të madhe. Kjo na rrezikosh jashtëzakonisht si vend dhe na bën një dëm shumë të madh. Këto shaka për prekjen e këtyre sistemeve për të cilët ne jemi shumë të besueshëm në Evropë”, tha ai.