
Gazetari Elton Qyno duke komentuar arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, tha se kemi të bëjmë me akuza shumë të lehta nga ana e SPAK-ut. Sipas bazuar në këto akuza marzhi i dënimit për Dakon është maksimumi 3,4 vite burg.
Në një intervistë për emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”, Qyno shtoi se Dako është një arrestim i nivelit të lartë dhe për këtë arsye, sipas tij, SPAK duhet të punojë shumë për ta bërë atë bashkëpunëtorë të drejtësisë pavarësisht se duket diçka tepër e vështirë.
“Prandaj duhen akuza më të rënda në mënyrë që të kesh më shumë mundësi të dënosh por edhe më shumë të dënuar për një çështje. Ky është një profil i njeriut me kollare dhe Range Rover dhe jo një profil i një krimineli normal. SPAK duhet të punojë më shumë me këtë rast për ta thithur atë për ta bërë bashkëpunëtor dhe të rrëfejë shokët e tij në krim. Por kjo mbetet një ëndërr e jona, pasi askush nga të dënuarit e këtij profili nuk ka bashkëpunuar me drejtësinë ndonjëherë”, u shpreh gazetari Elton Qyno.