Aktualitet 7 Qershor 2023, 21:34

“Kërcënoi në telefon sanitaren”, SPAK nis procedimin penal për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi

Shkruar nga Pamfleti

“Kërcënoi në telefon sanitaren”, SPAK nis procedimin

Prokuroria për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka regjistruar procedim penal për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin.

Disa burime për “Ora News” konfirmojmë thirrjen nga SPAK të shtetases Nikoleta Vesho, sanitare e një shkolle 9-vjeçare, e cila kërcënohej nga Bufi, gjatë fushatë elektorale për zgjedhjet e 14 majit.

Sipas informacioneve Veshos i është kërkuar që të japë deklarimet e saj para oficerëve të BKH-së lidhur me një ngjarje e cila është publikuar në një emision televiziv pak javë më parë.

Në materialin e shfaqur nga emisioni investigativ, dëgjohet që kryebashkiakia i bën presion pastrueses për vendin e punës dhe i jep këshilla se më kë duhet të shoqërohet dhe se në cilët mitingje duhet të marrë pjesë.

spak hetim majlinda bufi