Aktualitet19 Maj 2023, 14:26

Arrestimi i Fredi Belerit, gazetari: Politika greke po e përdor për vota

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i Fredi Belerit, gazetari: Politika greke po e përdor për
Momenti i arrestimit të Fredi Belerit

Gazetari shqiptar Edmond Guri është shprehur se qeveria greke, por edhe opozita po merren me çështjen e arrestimit të Fredi Belerit edhe për faktin se në Greqi do të zhvillohen zgjedhje të dielën. Në këtë mënyrë ato po e përdorin arrestimin  e Fredi Belerit, për të përfituar politikisht nga votuesit nacionalistë.

E gjithë qeveria greke është implemtuar në arrestimin e Belerit. Të gjithë përfaqësuesit qeveritar janë investuar dhe fokusuar totalisht tek arrestimi i Belerit me të gjitha dinamikat që kanë. Kjo duket qartë edhe tek angazhimi i ambasadores greke. Po ashtu edhe opozita greke është investuar në këtë ngjarje që ka tronditur marrëdhëniet dy paleshë. Është për të ardhur keq që pala greke që angazhohet tek raste të tilla për të ndikuar tek shqiptarët që jetojnë këtu. Është një moment aspekt i volitshme për shtetin shqiptar, pasi politika greke po e përdor për benefite politike. Forcat politike po investojnë në këtë drejtim për të marrë votues. Kemi edhe implementimin diplomatik, pasi nga të gjitha anët po kërkon llogari nga shteti shqiptar.”- tha Guri.

Ndër të tjera Guri shoi se edhe në sferën e rrjeteve sociale komentohet arrestimi i Belerit, duke krijuar një klime propagandistike shumë negative.

Jo vetëm për rastin e Belerit, por kohët e fundit është vënë re që lakohet si diskutim edhe në rrjetet sociale, duke arritur deri aty sa thuhet se në Shqipëri po u mohohet e drejta e identitetit grek, jashtë çdo kuptimi logjik. Edhe në Greqi është e vështirë që ti shpëtohet kësaj klime propagandistike. Nuk dua që të komentoj Fredi Belerin, por është frymë negative. Është ky amplifikim i gjithë situatës. Duke pasur parasysh se edhe rivali nuk ishte një minoritar, madje paraqitet si njeri i Ramës. Kemi përfshirjen e shtetit turk ku Rama paraqitet si njeriu i Turqisë.”-tha Guri.

arrestimi i fredi belerit greqia