Aktualitet 6 Gusht 2023, 10:57

Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK Dritan Goxhaj, paralajmërohet protestë sot para kryeministrisë

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK Dritan Goxhaj, paralajmërohet
Dritan Goxhaj

Ditën e sotme në orën 16:00 para kryeministrisë është paralajmëruar një protestë kundër arrestimit te ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj.

Protesta e thirrur nga grupi “Krahu i Shqiponjës”, kërkon lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së dhe mos-ekstradimin e tij drejt Hagës, në Dhomat e Specializuara.

Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik nga Policia e Tiranës, për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës, me zyra në Hagë.

Mbi të rëndojnë dy akuza ajo e “Frikësimit gjatë procedurës penale” dhe “Pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrave”. Avokati i Goxhajt, Bashkim Nikolla e ka cilësuar si vendim me prapavijë politike arrestimin e klientit të tij, ndërsa shton se ai është i pafajshëm.

Togeri Dritan Goxhaj, pilot në Shkollën e Aviacionit Vlorë ju bashkua UÇK-së në Mars të vitit 1999. Ai është djali i ushtarakut Dilaver Goxhaj, i cili iu bashkua vullnetarisht UÇK-së dhe iu besua detyra e zv/Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Dritan Goxhaj, luftëtari i UÇK-së, ushtaraku shqiptar, intelektuali dhe gazetar i fjalës së lirë, më datë 31 Korrik u arrestua nga Policia e Shtetit shqiptar, referuar Letër-Porosisë së Gjykatës Speciale Kosove.

Ky është rasti i parë i arrestimit të një shtetasi shqiptar me urdhër të Dhomave të Specializuara që veprojnë në Hagë me ligjet e Kosovës. Dritan Goxhaj, luftëtari i UÇK akuzohet për: ”Frikësim gjatë procedures penale” dhe ”Pengimi i Personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”. Këto akuza absurde janë ngritur pas shkrimit të tij si gazetar i lirë “Memedheu, UÇK-ja dhe gjykata speciale” Solidarizohuni në mbeshtetjë të luftëtarit të UÇK dhe fjalës së lirë Dritan Goxhaj.

dritan goxhaj proteste kryeministria