
Policia e Tiranës është njoftuar nga Partia Demokratike për tubimin që do të mbahet nesër në orën 17:00 me bllokimin e disa akseve kyçe.
Në kryeqytet protestuesit do të bllokojnë mbikalimin e Kthesës së Kamzës, në hyrje të Tiranës.
Policia është njoftuar për 3 orë, por nuk dihet se sa do të vijoj qëndrimi i tyre. Në njoftimin e policisë nuk ka ndonjë skenar tjetër nëse do të qëndrojnë vetëm aty, apo do të lëvizin në pika të tjera.
Nesër është aksioni dytë i mosbindjes civile, duke bllokuar disa nga nyjet më kryesore në autostradat e vendit si revoltë për arrestimin e Ilir Metës.
Bllokimi do të nisë prej orës 17.00 të pasdites së nesërme.
Ditën e martë, më datë 29 Tetor 2024, në ora 17:00 mosbindja civile zbret në akset kryesore të Shqipërisë dhe më poshtë janë të gjitha vendet ku do të ketë grumbullim të qytetarëve dhe militantëve opozitarë:
- Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”
- Rrethrrotullimi Milot
- Rrethrrotullimi Shkozet
- Rrethrrotullimi Bradashesh
- Rrethrrotullimi Rrogozhinë
- Rrethrrotullimi Levan
Partia Demokratike dhe partitë aleate të saj në opozitë organizuan aksionin e parë të asaj që e quajnë mosbindje civile, qëkur u arrestua ish-deputeti Ervin Salianji, duke përshkruar në këmbë bulevardin e institucioneve të Tiranës.
Nuk munguan sulmet me molotov drejt efektivëve të Policisë së Shtetit, institucioneve shtetërore, Bashkisë së Tiranës dhe godinës së selisë së Partisë Socialiste.
Lini një Përgjigje