TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Gusht 2024, 08:39

Arrestimi i Noizyt, reagon Policia e Shtetit: Reperi do të ekstradohet në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i Noizyt, reagon Policia e Shtetit: Reperi do të ekstradohet
Noizy

Policia e Shtetit ka dhënë detajet e para për arrestimin e reperit Noizyt dhe Dj Crax, pasi ishin shpallur në kërkim për një sherr masiv në Pejë të Kosovës.

Reperi u arrestua në Shëngjin, së bashku me Dj-in e tij, DJ Crax. Ata u arrestuan nga Euro Fast Shqipëria për llogari të autoriteteve të Kosovës.

'Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast”.

Kapen nga Fast Albania dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar nga Policia e Kosovës.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçame Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia “FAST Albania” në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga FAST Kosova, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri.

Menjëherë, FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor “Fast”, kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina.

Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë.', njofton Policia.

noizy policia

Lini një Përgjigje