Pas ndalimit, Noizy është dërguar në Tiranë ku edhe do t’i nënshtrohet procedurave ligjore.
Reperi i sherreve në klubet e natës ku performon, Noizy, është arrestuar në Shëngjin me kërkesë të autoriteteve të Kosovës.
Arrestimi i tij është bërë nga policia e Lezhës në Shëngjin teksa këngëtari i njohur ishte nisur për të performuar në një klub në qytetin bregdetar.
Ka qenë një pikë kontrolli në zonën e Kunës që kanë bërë arrestimin dhe me pas është marrë nga operacionaila e Tiranës.
Pas ndalimit, Noizy është dërguar në Tiranë ku edhe do t’i nënshtrohet procedurave ligjore.Reperi u arrestua në Shëngjin, së bashku me Dj-in e tij, DJ Crax. Ata u arrestuan nga Euro Fast Shqipëria pasi Kosova lëshoi urdhër-arrest për ta.
'Kapen nga Fast Albania dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar nga Policia e Kosovës.Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia “FAST Albania” në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga FAST Kosova, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri.
Menjëherë, FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor “Fast”, kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina.Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë.', njofton Policia e Shtetit.
Edhe këngëtari i njohur Stresi është shpallur në kërkim nga Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë në Kosovë pasi akuzohet se ka kryer veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.
Stresi përflitet se mori pjesë së bashku me Noizyn në një sherr në një klub nate në Kosovë ku u lëndua një Medin Iseni një personazh TikTok.
Vetë Stresi, por edhe Noizy kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me sherrin dhe nuk kanë ndërhyrë për të rrahur Medin Isenin, me të cilin kishin zënka në rrjetet sociale.Ditën e djeshme policia kosovare shpalli në kërkim Noziyn dhe ftoi se kushdo që ka informacione të jap kontaktoj policinë kosovare lidhur me Stresin, për të cilin ka dhënë edhe publikimin e fotos dhe detajet e nevojshme.
Në një intervistë për mediat në Kosovë, Stresi rrëfeu se çfarë ndodhi gjatë asaj nate, teksa u shpreh se as ai dhe as Noizy nuk e kanë prekur me dorë Medin Isenin. Prej kohësh sipas tij, Iseni i ofendonte në Tik Tok, por ata nuk kishin plan të hakmerreshin.
Lini një Përgjigje