Është arrestuar gazetari Elio Laze. Laze u arrestua pas një denoncimi për gjobëvënie nga një zyrtar i drejtorisë së Shëndetit Publik.
Denoncimi është bërë nga zyrtari Klaus Shaqiri, të cilit i kishte kërkuar 20 mijë euro. Mësohet se gjatë arrestimit, Lazes iu sekuestruan 5 mijë euro cash.
Gazetari Laze, pronar i portalit Priza.al, përmes artikujve të ndryshme kanoste zyrtarin duke i vënë gjoba.
Nga hetimet e kryera nga përmes veprimeve proaktive nga prokuroria e Tiranës të drejtuara nga prokurori Asllan Bajramaj, u bë e mundur arrestimi i Lazes, i cili akuzohet për “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.
Elio Laze, prej vitit 2021 drejton portalin Priza.al, zyra e të cilit është në një apartament, te kompleksi "Kika 2" pranë Komunës së Parisit, ngjitur me Klinikën Indiane të Syrit. Më 28 maj të vitit 2021 ai është ndaluar nga policia për armë pa leje dhe lëndë narkotike gjatë kontrollit të makinës së tij në Tiranë, ku edhe nga analizat toksikologjike rezultoi se kishte qenë në efektin e substancave narkotike.
Lini një Përgjigje