Aktualitet 6 Dhjetor 2023, 18:22

Artan Fuga për vrasjen e Liridonës: S'e kuptoj një burrë që lë gruan në makinë, ngre shumë dyshime!

Shkruar nga Pamfleti

Artan Fuga për vrasjen e Liridonës: S'e kuptoj një

Akademiku Artan Fuga gjatë një interviste foli për vrasjen e Liridona Ademajt, ku i dyshuari është bashkëshorti i saj Naim Murseli. Ai tha se kjo ngjarje e rëndë është e pashpjegueshme, ndërsa mund të lidhet dhe me fenomenin e emigracionit, pasi familja Murseli ka jetuar prej vitesh në Suedi.

Fuga shtoi se dëshmia e bashkëshortit që ai mori fëmijët dhe u largua nuk kishte kuptim, pasi si mundet një burrë të lejë gruan në makinë dhe të largohet, kur në fakt duhet t’i kishte marrë para me makinë grabitësit për vetëmbrojtje.

“Ngjarja është e rëndë, është e pashpjegueshme. Unë nuk mund të jap verdiktin që është i shoqi i Liridonës që e ka vrarë. Po e quajmë si një ngjarje të dhunshme që mund ta ketë organizuar bashkëshorti. Doja të thoja se vrasje të grave nga burrat ka në Shqipëri, Kosovë, Evropë, por çdo vend ka specifikat e veta.

Dua të theksoj se nuk duhen ngatërrohen dy gjëra. Sa kam parë, kjo është një familje emigrantësh. Nuk duhen futur të gjitha gjërat në një thes. Në Perëndim ndodh një ndryshim i madh, emigracioni  e ka këtë problem. Pyetja që do bëja unë është kjo: çfarë i ndodh një familje kur zhvendosen në një kulturë më liberale. Nga kjo përfiton më shumë gruaja, pasi futet në një kulturë të re, një emancipim i madh. Po flas në përgjithësi, është modeli ku burri mendon se ka sundimin dhe rolin parësor qoftë edhe në shërbim të gruas. Çfarë i ndodh burrit? Burri dukje mos parë ato tradita të mos funksionojnë, mendon se po i shkelen normat, vlerat., mendon se është i shkelur në këmbë. Kështu dalëngadalë fillojnë kontradiktat që shkojnë në urrejtje. Kjo më pas mund të shkaktojë këtë akt. Nuk e di saktësisht si ka ndodhur., por di që kjo strukturë sjell këto probleme. Ka njerëz që e kalojnë këtë hendek njerëzor.

Mendoj që ne po hyjmë në një fazë tranzitore ku femra në përgjithësi si grua, vajzë, nënë… Çfarë ndodh? Po i ikën pabarazisë në fushën e dijes që ka pasur me burrin. U bënë 20-25 vite që në bankat e universiteteve ne shohim Një raport 80 me 20% janë femra më shumë se meshkuj. Gruaja me kalimin e kohës është më e hapur ndaj web, librit, shkollimit dhe është më pak e dhënë pas futbollit, çështjeve politike e me radhë. Është krijuar një dezekuilibër. Burri e konsideron veten superior, ndërkohë këtë superioritet të burrit, gruaja është duke e kaluar. Burrat kërkojnë që sundimin e tyre kulturore të shkojnë në ngjarje të tille. Është një fazë tranzicionale ku gruaja po merr superioritet dhe burrat që nuk e pranojnë kërkojnë të mos e lejojnë këtë shpeshherë edhe përmes dhunës.

Unë e kuptoj se në periudhën e iluminizmit, shkolla, arsimi, kultura e bën njërin më pak violent drejt krimit. Nuk është e vërtetë më në shekullin e XXI. Mungesa e arsimit  mund të jetë një shkak, por faktet thonë se arsimi dhe ngritja në statusin social nuk është shkak për të penguar aktet kriminale. Nuk është një intelektual, sado afër të jetë politikanëve, intelektualëve, apo statuseve që të jetë i minimizuar në lidhje me këto akte.

Nuk e kuptoj dot se si  një burrë… Duhet të mos e ndalonte makinën por ta merrte para makinën për vetëmbrojtje. Këto më shtojnë dyshimet, por në asnjë mënyrë nuk jam unë gjykatësi”, u shpreh Artan Fuga në “News24”.

artan fuga vrasja e liridones