Aktualitet 6 Dhjetor 2023, 17:28

Kaosi në Kuvend, Abilekaj: E gjithë 'lufta' bëhet që të mos hetohet Rama

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi në Kuvend, Abilekaj: E gjithë 'lufta' bëhet

Gazetari Enton Abilekaj tha se e gjithë lufta që u bë në Parlament është që të mos hetohet Edi Rama.

"Pra, Edi Rama që ju thotë të gjithëve që unë nuk e ndaloj dot nëse SPAK ju heton, kur vjen puna për të hetuar veten, pushton Parlamentin me gardë, e lë Parlamentin të digjet, përjashton opozitën nga Parlamenti, nuk lejon opozitarët që të futen në Kuvend", shprehet Abilekaj.

Kjo është pikë lufte.

Nëse deri tani lufta ishte e pashpallur, me këtë ligj, projektligj lufta shpallet, sepse ky është një projektligj që u jep fund komisioneve hetimore, i jep fund përfundimisht hetimit parlamentar.

Dhe pas thirrjes së ndërkombëtarëve që të merreshin vesh që Parlamenti të luante rolin e vet kontrollues ndaj qeverisë që ju bë normalisht mazhorancës sepse përderisa kërkoheshin komisionet hetimore, ishte ndaj mazhorancës.

Përgjigjia e kryeministrit dhe mazhorancës ishte një ligj që i jepte fund përfundimisht kontrollit parlamentar mbi qeverinë.

Kështu me këtë projektligj ka luftë dhe duhet të kishte luftë, nuk duhet të ketë paqe. Kjo krizë është permanente pikërisht për këtë shkak.

Sepse Edi Rama, njeriu që pretendon se po bën reforma në drejtësi dhe nuk ja bënë amerikanët reformën në drejtësi, e ka të ndaluar që çdo njeri në republikë, qoftë deputet apo përfaqësues i popullit, ta kontrollojë, ta hetojë.

Gjithë lufta që u bë në Parlament është që të mos hetohet Edi Rama. Pra, Edi Rama që ju thotë të gjithëve që ''unë nuk e ndaloj dot nëse SPAK ju heton'', kur vjen puna për të hetuar veten, pushton Parlamentin me gardë, e lë Parlamentin të digjet, përjashton opozitën nga Parlamenti, nuk lejon opozitarët që të futen në Kuvend.

Urdhëron Gardën të tregohen të ashpër me deputetët për të mos hetuar Edi Ramën bëhet gjithë kjo.

Ndërsa për të hetuar çdo njeri tjetër nga PS, duhet të shkojnë në SPAK, të arrestohen”, tha Abilekaj për “Syri Tv”.

abilekaj rama kuvend kaos