Aktualitet27 Maj 2024, 22:44

“Vrasja e bankierit Santo e lidhur me politikën”, Meçe: Hetimi manipuloi ngjarjen dhe e orientoi nga trafiku i drogës!

Shkruar nga Pamfleti

“Vrasja e bankierit Santo e lidhur me politikën”, Meçe:

Analisti Arben Meçe thotë se vrasja e bankierit Artan Santo u zbardh nga Policia e Shtetit, por grupet e hetimit e manipuluan ngjarjen.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Meçe u shpreh se në bankën ku punonte Santo, politikanë të lartë kryenin transaksione dhe me ndërrimin e pushtetit, ata ndjenë rrezik.

Sipas Meçes, asnjëherë nuk u vendos si pistë kryesore, sektori ku Santo punonte, por e lidhin me drogën apo krimin.

Po futem në një pistë, nuk dalloj për profesionalizëm. Gjithsesi, e kam ndjekur që në ditën e dytë që ka ndodhur. Kjo çështje ka disa elementë për të debatuar. Vrasja nuk është e zakonshme, është vrasje mesazh, vendi ku është bërë vrasja, është për mesazh. Santon kush e njeh, e kam pasur mik, ishte njeri shumë popullor. Në çdo vend, zgjedhja e atij vendit, ishte synimi i ndjekjes me motor, nuk ishte ndjekja e një krimineli që ruhej dhe atje u gjet momenti. Njerëzit e kanë ndjekur për ta vrarë pikërisht në atë vend. Përse u dha mesazhi? Santo nuk ishte konfliktual, por njeri i kompromisit, binte në bashkëpunim. Nuk kishte elementë që ngacmonte dhe ego edhe hapte konflikte që arrinin deri në vrasje. Pse e vranë? Të gjitha tiparet e Santos, nuk të shpie te një person që domosdoshmërisht duhet të vritej, por kishte një arsye shumë të fortë. Cili ishte rreziku që paraqiste Santo për t’u asgjesuar? Trafiku i drogës, pati tentativë. Në krim të zakonshëm nuk e kishe Santon. I vetmi sektor që Santo ishte i dyshimtë që do t’i hapte problem, ishte pista që punonte, banka.

Në atë periudhë, ishte bankë që ka kryer shumë transaksione, janë implikuar figura të larta të politikës shqiptare. Jemi në një moment që sapo ishte ndërruar pushtetin. Me ardhjen e pushtetit të ri, personat që kishin kryer transaksionet, ndjenë rrezkun. Kjo është arsyeja pse një nga motivet, është vrarë Santo. Të gjithë grupet e hetimit që e kanë manipuluar ngjarjen, për mua, kanë dhënë pista të vrasjes, nuk ka kapur pistën kryesore, që punon në këtë sektor. Policia e Shtetit ka qenë ajo që e zbardhi ngjarjen, hetimi ka manipuluar ngjarjen. Kur kam ndjekur çështjen, janë dy fakte. Mora informacion që në zyrën e Santos menjëherë u bë zëvendësimi. Ditën e nesërme kam bërë një artikull. Dikush lëvizi, materiali u bë në një gazetë, të nesërmen u zhduk nga tregu. Kryeredaktori nuk pranoi, u bë black gazeta, u tha që ishte defekt teknik. Ishte funksionar i lartë. U zhduk nga debati, skena e zhdukjes së një dëshmitari. Armata që u përdor, nga ajo ditë filluan vrasjet në seri”, theksoi ai