TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Shtator 2025, 20:50

Bamët apo Brahimi, kush e porositi vrasjen e Gentian Bejtjas?  

Shkruar nga Pamfleti

Bamët apo Brahimi, kush e porositi vrasjen e Gentian Bejtjas?  

Ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja u vra më 15 mars në oborrin e shtëpisë, në një atentat të mirëorganizuar, në Larushkë të Fushë Krujës.

Bejtja u kishte shpëtuar tri atentateve, por i katërti ishte fatal për të. Teksa ndodhej në oborrin e banesës, persona të maskuar e qëlluan me breshëri plumbash.

Sipas të gjitha të dhënave, Prokuroria ka dyshime se udhëtimet e shpeshta në Dubai të këtyre personave, por edhe prova të tjera të zbuluara gjatë hetimit lidhen me personat që mund të kenë porositur vrasjen e Gentian Bejtjëss. Përveç dyshimeve të para drejt vëllezërve Durim dhe Valter Bami, emri tjetër që del nga dosja e Prokurorisë është edhe ai i Roan Brahimit.

Në kushtet kur personi që dyshohet si financues i vrasjes së Bejtes nuk jeton më, hetimet janë fokusuar tek personat që kanë qenë afër tij, aleatët, që në mos miqësia mund t’i ketë lidhur armiku i përbashkët.

Dhe duket se edhe për vrasjen e Gentian Bejtjas, ashtu sikurse për disa vrasje të tjera, rrugët që dikur të çonin në Fushë-Krujë, tashmë janë zhvendosur në Dubai.

Aty ku për shumë kohë, më të kërkuarit nga drejtësia shqiptare, jo vetëm janë strehuar për t’i shpëtuar ekstradimit, por kanë thurur edhe plane për të eliminuar kundërshtaret. /abcnews.al/

Lini një Përgjigje