TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Nëntor 2024, 20:27

Bamir Topi, në një rrëfim siç nuk e keni parë!

Shkruar nga Pamfleti

 

Bamir Topi, në një rrëfim siç nuk e keni parë!

Ish-Presidenti Bamir Topi vjen sonte në një rrëfim 360 gradë për "Të Pashoq" në kanalin në youtube të “Pamfletit”. Që nga dalja nga zyra e Kreut të Shtetit, beteja me FRD-në, bashkëpunimi me Edi Ramën, përplasjet e forta me Sali Berishën, ofertat politike të viteve të fundit, kritikat e forta për opozitën dhe PD-në, pritshmëritë për partitë e reja, gara e 2025, drejtësia e re dhe goditjet e fuqishme.

Gjithashtu një rrëfim për të pathënat për "21 Janarin" dhe dëshmia në SPAK, miqësitë në politikë e deri te batuta e famshme e syzeve...

Mos e humbisni sonte, ora 21:00, Bamir Topi i thotë të gjitha në "Te Pashoq" në kanalin e youtube të “Pamfletit”, me Edjona Dervishin.

Lini një Përgjigje