
Banorët e Hotolishtit në Librazhd protestuan paraditen e sotme kundër projektit të rrugës “Elbasan-Qafë Thanë”, e cila parashikohet të kalojë në mes të fshatit.
Banorët kërkojnë shpronësime me çmime më të larta dhe ndërtimin e tunelit, ndërsa shprehen se janë shpërfillur nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, edhe pse i janë drejtuar në lidhje me kërkesat e tyre.
Ndërkohë gjatë protestës ka pasur edhe tensione, ku banorët janë përplasur edhe me policinë. Kjo e fundit ka ndërhyrë për të larguar qytetarët nga rruga, me synim zhbllokimin e qarkullimit.
Lini një Përgjigje