TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Prill 2023, 11:08

Banorët e Korçës në protestë: Sotiraq Filo të mbajë premtimet, na kanë lënë në mëshirë të fatit

Shkruar nga Pamfleti

Banorët e Korçës në protestë: Sotiraq Filo të

Banorët e lagjes numër 3 në Korçë kanë dalë në protestë ditën e sotme, pasi bashkia i ka lënë në mëshirë të fatit.

Mungesa e investimeve në infrastrukturën rrugore dhe mungesa e kanalizimeve të ujërave të zeza janë disa nga problemet që  banorët shtrojnë.

Të indinjuar nga mungesa e vëmendjes banorët thonë se kanë marrë veçse premtime boshe në kohë fushatash dhe asnjëherë nuk është konkretizuar asgjë.

Edhe pse është lagje e qytetit të Korçës banorët thonë se nuk është investuar as në kanalizimin e ujërave të zeza duke jetuar si në mesjetë me gropa septike.

Ata thonë se kanë mbi 20 vite me këtë problem që mbetet ende i pazgjidhur. Banorët kanë paralajmëruar bojkot të zgjedhjeve nëse bashkia nuk investon në lagjen e tyre.

Banorët e Korçës në protestë: Sotiraq Filo të

Banorët e Korçës në protestë: Sotiraq Filo të

proteste korce filo

Lini një Përgjigje