TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Prill 2023, 21:32

Kush po e shantazhon Ervin Karanxhën? Rrëfehet prokurori: Personi që pretendoi atësinë e vajzës, bashkëpunëtor i vetingut

Shkruar nga Pamfleti

Kush po e shantazhon Ervin Karanxhën? Rrëfehet prokurori: Personi

Unë i kam dhënë shtetit 20 vjet, kam marrë vendime të rëndësishme dhe kam të drejtë të mbrohem. Kur do reagojnë? Kur vjen pasoja, siç ndodh këtu në Shqipëri?!

Zbardhen të tjera detaje nga skandali me prokurorin Ervin Karanxha.

Në mesditë “Pamfleti” publikoi një artikull që tregonte se si prokurori Karanxha është shantazhuar. Një person me precedentë penal i quajtur Andri Leka ka pretenduar se vajza e prokurorit Karanxha ishte fëmija i tij. Për këtë pretendim Leka ka bërë padi në gjykatë për njohjen e atësisë së vajzës.

Vetë prokurori ka folur për emisionin “Piranja”, duke hedhur dritë mbi gjithë këtë skandal. Sipas tij, kjo lidhet me procesin e vetingut. Karanxha u shkarkua në KPK dhe e ka dërguar vendimin në Apel. Mirëpo sipas tij, shantazhet kanë nisur ditën që ai është shkarkuar.

Ditën që jam shkarkuar nga vetingu jam informuar që Andri Leka, ish i pandehur në një proces timin, ku unë kam mbajtur qëndrimin tim, që binte në kundërshtim me interesat e tij, ka bërë një padi në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë, ku kundërshtonte atësinë e fëmijës tim, që është fëmijë i mitur dhe pretendonte që ishte ai babai i fëmijës tim. Jam shokuar, sepse mirë që humba punën, por tani po më marrin edhe fëmijën. Pretendonte që ishte babai i fëmijës tim, kur s’ka pasur fare lidhje. Ishte futur për të denigruar personin tim. Unë përveçse të pandehur s’e kam pasur gjë, e gruaja më tha që s’e njihte”, tha ai.

Më tej ai ka treguar se ka bërë analizën e ADN dhe rezultoi që vajza ishte tij. Pra e gjitha një skemë e pastër shantazhi dhe presioni.

Bëra analizën e ADN. Kontakti më i vështirë ka qenë me vajzën. Si nuk je ti babai im tha. Kam qenë i tensionuar se fëmijës po i ndodhte diçka për fajin tim. Dukej që ishte një person i futur. Se një person që kërkon fëmijë nuk vjen pas 13 vitesh. Pasi bëmë analizën e ADN doli që ishte vajza ime. U gëzua fëmija dhe tha sa mirë që qenka babai im”, shtoi ai. 

Ai ka ngritur më tej një pistë shumë interesante. Sipas prokurorit, personi që e ka shantazhuar rezulton bashkëpunëtor i organeve të vetingut. Pra mos vallë ai ishte futur qëllimisht që të ndikonte në shkarkimin e prokurorit?

Ky person është bashkëpunëtor i organeve të vetingut dhe thotë me shkrim që ka dërguar mbi 30 shkresa në KPK dhe KPA dhe ata e kanë lavdëruar. Shiko deri ku kanë arritur që për shkak të punës sime të dhunojnë një fëmijë. Është gjëja me e rëndë që më ka ndodhur”, tha prokurori.

Prokurori pas kësaj ngjarje absurde ka bërë kallëzim penal dhe ky person është arrestuar në korrik të 2021. Sot ai akuzohet për dy vepra penale: Për veprën e marrjes së fëmijës (të kryer në bashkëpunim) dhe të përndjekjes. Në banesë dhe në paraburgim i janë gjetur disa letra, korrespondenca që mbante me persona jashtë. Një letër prej të cilave i drejtohej nënës së tij, përmendeshin emra si Visi, Eno, të cilët janë avokatët e tij. Te letra drejtuar të ëmës ai shkruan se në rast se ai flet, futen shumë persona në burg. I kërkon të paguajnë paratë, se ndryshe do të flasë te prokurori dhe do të marri shumë vetë në qafë. Pra, nga burgu Leka shantazhonte personat, të cilët dyshohet të ishin bashkëpunëtorët e tij.

Prokurori ka treguar se është shantazhuar edhe nga mediat. Madje nga një media kombëtare.

Në vitin 2021 një media kombëtare ka shkruan kundër meje, duke më sulmuar mua, bashkëshorten dhe motrën. Një nga drejtuesit  medias ka takuar një nga komisionerët e vetingut dhe ka pasur rrjedhje të informacioneve. Raporti nuk kishte dalë ende, por të dhënat dolën në media. Ata duhej të reagonin, siç kanë dalë në raste të tjera. ‘Sot të marrin fëmijën, nesër bëjnë diçka tjetër, prandaj kërkoj reagimin e institucioneve. I kërkoj KLD-së, KLGJ-së, KLP-së të mendojnë më shumë për prokurorët dhe gjyqtarët e Shqipërisë. Duhet të reagonin, të dilnin me deklaratë për shtyp siç kanë dalë për raste të tjera, të më mbrojnë, se unë i kam dhënë shtetit 20 vjet, kam marrë vendime të rëndësishme dhe kam të drejtë të mbrohem. Kur do reagojnë? Kur vjen pasoja, siç ndodh këtu në Shqipëri?!”, tregon prokurori.

Pra duket qartë skema. Karanxha i është drejtuar me ankimim KPA për rikthim në detyrë dhe duket se është nën shantazh dhe presion të vazhdueshëm.   

karanxha vetingu shantazh

Lini një Përgjigje