TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Prill 2025, 15:12

Bashkëpunëtor i Jurgis Çyrbes, Apeli i Posaçëm lë në burg Ahmet Mashën

Shkruar nga Pamfleti

Bashkëpunëtor i Jurgis Çyrbes, Apeli i Posaçëm

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në burg Ahmet Mashën, bashkëpunëtorin e ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja.  Masha u arrestuan në tetor të 2024 për dekonspirim të operacioneve të policisë dhe nxjerrjen e sekretit shtetëror.

Ndaj Çyrbjas rëndojnë 3 akuza si “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë, “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë si dhe për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Çyrbja akuzohet se informonte Altin Hajrin dhe persona të tjerë që kërkohen nga autoritetet shqiptare, në rast se do kishte operacione policore për kapjen e tyre në qytetin e Durrësit.

Në kompensim të ketij favori, Çybrja kërkonte vota për kandidimin e tij në qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Për të njejtën çështje, me urdhër të SPAK u arrestua edhe Ahmet Masha.

Lini një Përgjigje