
Shtyhet sërish seanca për dosjen “Partizani”. Shkak për këtë është bërë kërkesa e avokatëve për të përjashtuar gjyqtaren Flojera Davidhi. Seanca e radhës u caktua për në datën 5 maj.
Sipas avokatit Genc Gjokutaj, përjashtimi është kërkuar për njëanshmëri të theksuar të vendimmarrjes së gjyqtares. Ai deklaroi pas seancës se mbrojtja ka kërkuar largimin e gjyqtares Flojera Davidhi për “njëanshmëri të theksuar” në vendimmarrjen e saj të mëparshme, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe të pabazuar në ligj.
“Ato janë kërkime të bazuara në ligj dhe një kaos gjyqësor, i cili pa shpjeguar shkaqet e ligjshmërisë apo paligjshmërisë së kërkimeve tona mori një vendim të padrejtë. Sot depozituam në formë të shkruar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares dhe sipas procedurës seanca u ndërpre sepse gjyqtarja as mund të marrë dhe as mund të japë vendim pa u shprehur një gjyqtar tjetër i kësaj gjykatë në lidhje me përjashtimin e saj”, tha avokati Gjokutaj.
Tashmë i takon GJKKO të shprehet nëse dosja në fjalë do të kalojë ose jo për gjykim, pas rreth 6 muaj nga momenti kur SPAK e depozitoi atë në Gjykatë.
Në gjykim lidhur me këtë çështje janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, si dhe 3 persona të tjerë.
Lini një Përgjigje