
Gazetari Baton Haxhiu ka kundërshtuar burgosjen e kryetarit të bashkisë së Himarës Fredi Belerit, duke folur me gjuhën e Berishës.
I ftuar në një emision në televizionin e familjes së Berishës, Haxhiu tha se qeveria me vendimin e burgimit te Belerit do të ndezë një problem etnik me Greqinë.
“Ajo që ndodhi, që është shumë gabim, që e kam paralajmëruar që kjo nuk do të përfundojë me një burgosje por me një përplasje të marrëdhënieve shqiptaro-greke për arsye se Shqipëria, nga i gjithë regjioni ka qenë i vetmi vend pa probleme etnike.
Nuk mund të jetosh ti në një ishull pa asnjë problem etnik e mos të ndikohesh nga vendet përreth. Një prej arsyet pse nuk është dasht Beleri të burgoset dhe të heroizohet është pikërisht ky problem etnik që Shqipëria nuk e ka pas asnjëherë dhe e ka fituar me Belerin”, tha ai.