Aktualitet18 Shtator 2023, 22:20

Regjistrimi i popullsisë, Ibrahimaj paralajmëron qytetarët: Do merrni gjobë nëse gënjeni në Cens

Shkruar nga Pamfleti

Regjistrimi i popullsisë, Ibrahimaj paralajmëron qytetarët: Do

Ministrja Delina Ibrahimaj ka dhënë detaje në lidhje me Censin që do të zhvillohet këtë vit për regjistrimin e banesave dhe popullsisë.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, Ibrahimaj ka paralajmëruar qytetarët se do të gjobiten nëse nuk i binden regjistrimit ose nëse plotësojnë të dhënat gabim.

“Është shumë e rëndësishme që të gjithë ne, të nënvizojmë rëndësinë e këtij aktiviteti. Të dhënat do të shkojnë direkt në server dhe nuk ka asnjë mundësi që të manipulohen. PS dhe politika nuk ka ndërhyrë në të dhënat e INSTAT në asnjë rast. Qytetarët do të gjobiten kur të rezistojnë ti binden regjistrimit dhe në rast të përgjigjeve të rreme. Do të bëhet një verifikim pasi censi do të përfundojë”, tha Ibrahimaj.

regjistrimi i popullsisë ibrahimaj qytetarë