Aktualitet18 Shtator 2023, 22:14

“Grekët” në Shqipëri bëhen bashkë, Ligoraq Karamelo i del në krahë Belerit: Po mbahet në burg padrejtësisht

Shkruar nga Pamfleti

“Grekët” në Shqipëri bëhen bashkë, Ligoraq

Ish-kreu i Omonia-s Ligoraq Karamelo ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për mbajtjen në burg të Fredi Belerit. Në një lidhje Skype me studion e Debatit në A2 CNN, ai tha se faktet e paraqitura sot në gjyq treguan që gjyqësori nuk është i pavarur nga politika.

Hera e gjashtë që mbahet padrejtësisht në burg. Dihet që pozicionet e qarta e të prera nga njëra anë gjykata dhe nga tjetra kryeministri i Shqipërisë. Është e qartë se ajo që pamë sot është që asambleja e avokatëve të Greqisë dhe të Europës trajtuan qartësisht juridike se është shkelur e drejta e një të zgjedhuri nga populli, është shkelur e drejta e masës, e drejta e njeriut për të përfaqësuar komunitetin dhe e drejta. Me faktet që kemi parë deri më tani gjyqësori nuk është i pavarur nga politika”, tha ai.

Sipas tij Beleri nuk mund të arratiset dhe të bëjë presion mbi dëshmitarët

Nuk mundet zoti Beleri të arratiset se është i zgjedhur nuk mund të bëjë presion mbi dëshmitarët, nuk mund të kryejë vepër tjetër penale”, shtoi ai.