TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Mars 2024, 22:10

Bazat e armatimeve në Durrës dhe Vlorë, Softa: Shqetësuese, armët e sofistikuara janë në duart e grupeve kriminale

Shkruar nga Pamfleti

Bazat e armatimeve në Durrës dhe Vlorë, Softa: Shqetësuese,

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa u shpreh se shkalla e armëve në duart e grupeve kriminale është shqetësuese, sepse janë armë të sofistikuar si snajper ose lëndë eksplozive të parapërgatitura.

I ftuar në Oranews, Softa shtoi se Vlora është një infrastrukturë e krimit, ndërsa Shkallnuri është një bazë kalimtare për të mbledhur armë dhe për t’i dhënë në dispozicion të grupeve kriminale.

"Policia nga operacionet që ka bërë me forcat speciale, ka realizuar gjetjen e dy ambienteve të vëna në përdorim nga persona të rrezikshëm ku janë gjetur armë dhe municione. Çka tregon se shkalla e armëve në duart e rupeve kriminale është shqetësuese, sepse janë armë të sofistikuar si snajper ose lëndë eksplozive të parapërgatitura.

Vlora është një infrastrukturë e krimit, ndërsa Shkallnuri është një bazë kalimtare për të mbledhur armë dhe për t’i dhënë në dispozicion të grupeve kriminale. Policia ka dhënë udhëzime për kontrolluar banesa që janë të braktisura dhe veçuara që mund të përdoren nga grupet kriminale të armatosura", tha eksperti Softa.

 

armatim durres vlore softa grupe kriminale

Lini një Përgjigje