TAGS-AT E JAVËS

Forum16 Korrik 2026, 16:09

Nuk ka ripërtëritje të PD, por ripërtypje dhe servilizma

Shkruar nga Myslim Murrizi
Nuk ka ripërtëritje të PD, por ripërtypje dhe servilizma
Myslim Murrizi

PD nuk vlerëson ata që i vlerësuan qytetarët me votë, por kërkon të promovojë ata që janë votuar më pak vetëm se kërkojnë t’i kenë si ushtarë 3-4 dallkaukë e servilë të pështirë që i lëpihen Berishës dhe kanë kapur prej fyti partinë.

Bela e madhe me PD

Kur nuk merr vota dhe humbet zgjedhjet, të heq neni i Lulit. Kur je i votuar në popull dhe merr vota, të heq neni i Mulit.

Dje ndodhi, siç e kisha thënë para 3 ditësh, që kandidatët “rivalë” përballë atyre që ishin piketuar për t’u “zgjedhur”, dolën “vullnetarë”, klounë politikë që ofrohen për t’u përdorur vetëm që t’i bëjnë qejfin komandantit.

Dyshoj shumë se një pjesë e garuesve formalë mund të mos e kenë votuar as emrin e tyre.

E vetmja garë dje, por edhe ajo e qëllimshme për të hequr si nënkryetar Luçianon, ishte ajo midis Luçiano Boçit dhe Belind Këlliçit për një nga 3 nënkryetarët e PD.

Them nga 3 nënkryetarët, se për Gazin dhe Gjekmarkajn, që i ka emëruar Berisha si mender nënkryetarë qysh në 2023 pa u votuar dhe vazhdon t’i quajë nënkryetarë pa u votuar, as ma ndjen e as i pjerdh kushdo që ka sadopak dinjitet e respekt për veten, nisur nga ajo që thotë statuti i PD.

I ka qejf Berisha apo i mban nga halli, ose e kanë detyruar ata që mund t’i duan, le t’i mbajë Berisha edhe në prehër po deshi, se mbase do kënaqen më shumë sesa me postet që mbajnë prej 3 vitesh, njëri kryetar grupi dhe tjetri nënkryetar i Kuvendit.

Pas largimit të Luçiano Boçit, tani nga Rithemelimi ka ngelur vetëm Berisha dhe Muli.

Të gjithë të tjerët u larguan dhe u zëvendësuan me ata që ishin me Bashën, që përjashtuan Berishën, që thanë: “Po erdhi Berisha, do ikim nga politika”, që ishin pro Amerikës të thekur dhe që rrahën më 8 janar 2022 demokratët në selinë e PD.

Dje u përfundua me sukses misioni i shndërrimit të Rithemelimit në rikthim të dorës së tretë të PD-së së Bashës në dorën e parë të PD-së së rithemeluar.

Ajo që kërkojnë ta shesin si ripërtëritje nuk është asgjë më shumë sesa ripërtypje e asaj çfarë kanë thënë për njëri-tjetrin nga shtatori 2021 deri në dhjetor 2023.

Tani të presim shtatorin për të nisur “revolucionin”, por jo të Flamingove, por të Flamengove.

Më 11 maj 2025, PD kishte 160 kandidatë në listën e hapur në të gjithë Shqipërinë dhe secili mori vota nga qytetarët, sipas vlerësimit të qytetarëve, jo preferencës së kryetarit.

Dhe kur PD nuk vlerëson ata që i vlerësuan qytetarët me votë, por kërkon të promovojë ata që janë votuar më pak vetëm se kërkojnë t’i kenë si ushtarë 3-4 dallkaukë e servilë të pështirë që i lëpihen Berishës dhe kanë kapur prej fyti PD-në, atëherë çdo hipokrizi e demagogji se kemi bërë ripërtëritje apo kemi ekipin më të mirë që kemi pasur ndonjëherë më kujton sloganet komuniste se jemi shkëmb graniti.

Berisha i gjeneratës A bën “mirë” që mburret se ka bërë ekip me gjeneratën Z, por problemi qëndron se Berishës ia kanë rekomanduar gjeneratën Z gjenerata K, B dhe Q që e rrethon, se me bindje e them që më shumë se gjysmën e të zgjedhurve as i njeh e as e di se çfarë janë.

Gjithsesi, koha do të tregojë se sa vlerë politike do të kenë te qytetarët ekipi i ri i ripërtëritjes, me plot individë anonimë politikë dhe pothuajse kontribut zero në PD.

Deri në zgjedhje është “stërvitje”.

Ndeshja është te vota.

Të tjerat janë dëngla që nuk i ha askush më pas 16 vitesh në opozitë.

myslim murrizi pd

Lini një Përgjigje