"Në legjislacionin anglez nuk mund ta akuzosh tjetrin për përdhunim në rast se nuk ke rezistuar. Ajo duhet të rezistojë. Është edhe skema e vajzës se bën sikur s’do".
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë provokative teksa pohoi se femrat dorëzohen nga kënaqësia dhe kur abuzohen seksualisht. Në një intervistë në emisionin ‘Më ler të flas’, Ngjela tha se në legjislacionin anglez nuk mund ta akuzosh tjetrin për përdhunim në rast se nuk ke rezistuar.
“Nuk e di sa është përqindja, por ka raste kur femra nuk reziston dot vështrimit të tij. Po flasim për momentin psikik, është dobësi. Nuk e ka burri, e ka vetëm gruaja. Pse nuk i reziston dot gruaja vështrimit të tij, e shumë gjëra të tjera. P.sh. në legjislacionin anglez nuk mund ta akuzosh tjetrin për përdhunim në rast se nuk ke rezistuar. Ajo duhet të rezistojë. Është edhe skema e vajzës se bën sikur s’do.
Ato që akuzojnë x për përdhunim në bazë të të drejtës penale angleze ata masin sa e ke segmentin e rezistencës. Se vjen një moment i caktuar që femra mbasi ka filluar të shtrëngohet për përdhunim dorëzohet nga kënaqësia.
Prandaj duhet të jetë rezistenca e madhe që ai ta dënojë, sepse mund të jetë skerco. Bën sikur s’do, këtu matet shkalla e rezistencës”, u shpreh Ngjela.
Lini një Përgjigje