Aktualitet14 Prill 2023, 22:30

Godet Ngjela: Në Shqipëri një femër me 2 të dashur quhet prostitutë, ndërsa mashkulli me 4 të dashura donzhuan

Shkruar nga Pamfleti

Godet Ngjela: Në Shqipëri një femër me 2 të dashur

Avokati Spartak Ngjela tregoi në “Më lër të flas” se si bëhet ndarja ndërmjet gjinive në momentin që tradhtojnë.

Ai u shpreh se gruaja është shtypur me epitete të ndryshme fyese në momentin që ka krijuar më shumë se një lidhje, ndërsa e kundërta ndodh me burrat.

Gjithçka maskile është kjo që ka shtypur femrën. Femra ose gruaja që ka dy të dashur quhet prostitutë, kurse mashkulli që ka katër të dashura quhet donzhuan. Ky është pushteti mashkullit”, u shpreh avokati.

Teksa flisnin për marrëdhëniet mashkull-femër në çift dhe tradhtitë, Ngjela habiti të ftuarit e tjerë me deklaratat e tij.

Edhe femrat tundohen nga meshkujt, nga ndonjë tipar i tij”, tha ai. Ndërkohë avokati u kundërshtua nga detektivja private, Shkënda Lili: “Femrat nuk tundohen, tradhtojnë vetëm kur nuk ka më dashuri me partnerin e tyre”.

Femra pasi është shtrënguar për përdhunim, i dorëzohet kënaqësisë”, vijoi avokati.

ngjela te dashur femra meshkuj