Aktualitet14 Prill 2023, 20:04

Hakerat publikojnë e-mailet e Autoritetit të Dosjeve, AMA thirrje mediave: Mos i publikoni informacionet

Shkruar nga Pamfleti

Hakerat publikojnë e-mailet e Autoritetit të Dosjeve, AMA thirrje

Autoriteti i Mediave i është drejtuar me një kërkesë mediave audio-vizive që të bëjnë kujdes me publikimin e informacioneve të publikuara në kanalin Homeland Justice, të disa e-maileve të nëpunësve të Autoritetit të Dosjeve.

Në njoftimin e saj AMA kërkon nga mediat audiovizve që të tregojnë përgjegjësi profesionale për mospërhapjen e të tilla informacioneve, pasi mund të dëmtojnë reputacionin dhe marrëdhëniet e besimit të Autoritetit të Dosjeve me homologët.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, AKSIK, përmes një shkrese zyrtare që ka adresuar në AMA, ka njoftuar se në  rrjetin Telegram, në  kanalin e publikimit të  Homeland Justice, më datë 06.04.2023, janë publikur email-et e nëpunësve të këtij Autoriteti. AKSIK tërheq vëmendjen për prezencën e dokumenteve zyrtare që i përkasin natyrës së punës dhe misionit të këtij Autoritetit, çka mund të dëmtojë reputacionin dhe marrëdhëniet e besimit të AKSIK me homologët. Sa më sipër, duke qenë se AKSIK është një institucion që ka në fokus sigurinë e informacionit të klasifikuar, AMA kërkon nga redaksitë e OSHMA-ve që të tregojnë përgjegjësi profesionale, për mospërhapjen e të tilla informacioneve”, njofton AMA.

Kujtojmë se ditën e sotme grupi Homeland Justice publikojë disa e-maile të nëpunësve të Autoritetit të Dosjeve, në grupin e saj në “Telegram”. 

ama hakerat autoriteti dosjeve e-mailet