Aktualitet14 Prill 2023, 20:35

Si po shkojnë gjërat në vendin tonë? Shqiptarët të ndarë në mes

Shkruar nga Pamfleti

Si po shkojnë gjërat në vendin tonë? Shqiptarët të

Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët se si po shkojnë gjërat në vendin tonë në muajin prill. 37.4% e shqiptarëve mendojnë se gjërat në vendin tonë po shkojnë keq, 29% mendojnë se gjërat po shkojnë as mirë e as keq dhe 33.1% mendojnë se gjërat po shkojnë mirë.

Nëse e shikojmë si ka ndryshuar qëndrimi i kryeqytetasve në këto tre muaj, shohim se ata që mendojnë mirë kanë qenë 32.2% në shkurt, kanë pësuar një rënie në 31.1% në mars dhe kanë pësuar një rritje në prill duke shkuar 33.1%

Ndërsa ata që mendojnë se gjërat po shkojnë keq nga 39% që ishin në shkurt, kanë pësuar një rënie në 36.6% në mars dhe më pas një rritje në prill duke shkuar në 37.4%

53.7% e qytetarëve mendojnë se gjerat në vendin tonë po shkojnë në drejtimin e duhur, 13.1% e tyre mendojnë se gjërat po shkojnë njësoj dhe 31.6% mendojnë se gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar.

Por ky mendim ka ndryshuar ndër muaj. Qytetarët që mendojnë se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur në muajin shkurt ishin 49.2%, janë bërë 53.9% në mars dhe 53.7% në prill.

Ndërsa qytetarët që mendojnë se gjërat në vendin tonë po shkojnë në drejtimin e gabuar në muajin shkurt ishin 30.7%, në mars janë bërë 30.3% dhe në prill 31.6%.

sondazhi barometri qeverisja