Aktualitet13 Prill 2024, 16:29

“Bëhen si lepuj kur amerikanët i marrin në telefon”, Roland Bejko komenton lëvizjet e Bardhit: Është djallëzor

Shkruar nga Pamfleti

“Bëhen si lepuj kur amerikanët i marrin në telefon”,

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko, ka folur për zhvillimet më të fundit politike dhe kërkesën e Gazment Bardhit për të futur në grupin e PD, Sali Berishën e përjashtuar. Sipas Bejkos kjo është një lëvizje djallëzore dhe imorale.

Bejko tha se kjo është një lëvizje që vjen edhe kundër fuqisë së SHBA-së në Shqipëri, por sipas tij qasja do të ndryshojë kur të ketë kërkesë llogarie nga amerikanët.

“Lëvizja e Bardhit është lëvizje imorale pasi ka kapërcyer mbi vetveten. Por nga ana tjetër është lëvizje djallëzore pasi përmes këtij veprimi duan të zvogëlojnë fuqinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian në Shqipëri. Kjo u leverdis të gjithë klasës së vjetër politike, si Sali Berishës dhe Edi Ramës si dhe të gjithë atyre që mbështesin këta të dy. Sepse duan t’u thonë shqiptarëve që “ne nuk pyesim shumë për këto fuqi madhore, gardiane të demokracisë Perëndimore dhe botërore, por ne vendosim vetë këtu dhe nuk pyesim askënd”. Por e kanë gabim dhe do ta shikojnë siç e kemi parë dhe në të shkuarën se sa t’u bie një telefonatë nga “Rruga e Elbasanit” do bëhen si lepuj dhe do t’ia hedhin fajin njëri tjetrit, jo e kisha unë fajin, jo e kishe ti fajin”, tha Bejko në Euronews Albania.

roland bejko shba gazment bardhi