TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Maj 2025, 22:51

Berisha në gjyq për dosjen “Partizani”, Romeo Kara: SPAK e zbriti nga froni i sunduesit!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha në gjyq për dosjen “Partizani”, Romeo Kara: SPAK e

Avokati Romeo Kara komentoi vendimin e gjykatës së posaçme për kalimin për gjykim të dosjes “Partizani”.

Avokati Kara theksoi se për herë të parë, ish-kryeministri Berisha po zbret nga froni i sunduesit dhe po i afrohet ndëshkimit.

“Në këtë rast drejtësia në këtë fushatë e ulën tempin. Besoj që kjo tregon se e bënë sepse akoma nuk kanë dalë nga stereotipi… pra siguria jonë juridike është shumë e brishtë.  Ne na fut ujë sistemi edhe aty ku mendojmë se është më i miri. Ta shohësh si një person të vështirë, edhe të ta hetuar…Na paska parë Zoti që shqiptarët, votuan njësoj…Për herë të parë po zbret nga froni i sunduesit dhe po i afrohet ndëshkimit. Ky është fillimi i fundit të sundimit të njerëzve që me pushtetin politik kanë mbajtur peng drejtësinë”, tha avokati në emisionin “Real Story” në ABC News.

Lini një Përgjigje