TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Maj 2025, 22:39

Përplasja Manja-Dumani, Karamuço zbardh konfliktet e nëndheshme!

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja Manja-Dumani, Karamuço zbardh konfliktet e

Kreu i SPAK, Altin Dumani, shprehu rezerva sot ndaj rekomandimeve të qeverisë për luftën kundër krimit, duke i cilësuar disa prej tyre të paplota dhe të paqarta.

Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuco tha në emisionin Now në Euronews Albania se ka shumë gjëra do të përmirësohen nga reforma në drejtësi e 2016 pasi SPAK ka krijuar një autoritet dhe forcë përtej asaj të kontrolluara nga ILD dhe KLP.

“Ka krijuar një autoritet dhe forcë përtej asaj të kontrolluar, një forcë deri diku ekstreme që krijon një imunitet përtej pushteteve dhe kjo duhet futur nën kontroll, jo politik, por në kontroll të balancuar midis pushteteve.

Ka 1 vit po hetohet një çështje e një magjistrati dhe nuk i japin dot drejtim se edhe godina është keq, gjyqtari dhe prokurori nuk mund të rrinë në një vend. Nuk ndryshojnë në thelb imunitetin, vetëm 94 deputetë mund ta ndryshojë atë. SPAK do ishte i intimiduar nëse PS do kishte 94 mandate jo 83”, tha Karamuço.

Lini një Përgjigje