TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Nëntor 2025, 07:35

“Berisha në hall personal, po mbron Bashën”/ Gazetari Mahmutaj: Ish kryeministri, arkitekt i vrasjeve të '21 Janarit'

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha në hall personal, po mbron Bashën”/ Gazetari

Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se kreu i PD, Sali Berisha është në hall personal, lidhur me çështjen e 21 janarit, dhe po merr në mbrojtje ish ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha.

Në një intervistë për “Ora e Fundit”, Mahmutaj u shpreh se Berisha është arkitekt i 4 vrasjeve në bulevard.

“Berisha nuk përpiqet të mbrojë Bashën. Berisha ka treguar që nuk mbron askënd. Berisha është në hall personal. përpiqet ta marrë në mbrojtje Bashën, që mos ta sulmojë, mos të dëshmojë kundër tij. Berisha, duke qenë në hall, ai është i pandehuri kryesor i kësaj çështjeje, ai është vrasësi. Basha, e kam theksuar, që 1 ditë më përpara, 20 janar, e ka shprehur se do ketë akte dhune dhe nuk do mbahej përgjegjësi. Basha ishte aneksuar, pushtetin e 21 janarit e kishte marrë përsipër Berisha. Ilir Meta po përpiqet të sfumojë akuzën ndaj Berishës”, theksoi gazetari.

Lini një Përgjigje