TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Qershor 2024, 18:12

“Berisha si Enver Hoxha”, Spartak Ngjela: Ja lë partinë Argitës, por harron që edhe ajo është non grata!

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha si Enver Hoxha”, Spartak Ngjela: Ja lë partinë

Avokati Spartak Ngjela deklaroi se nëse ish-kryeministri Sali Berisha, dënohet penalisht ikën nga politika dhe partinë do ia lërë vajzës së tij, Argita Berisha.

Në një intervistë për “Report Tv”, avokati e krahason Berishën me Enver Hoxhën ndërsa thotë se partinë sërish do e marrë një non grata.

Ai ka forcën dhe do ta marrë vajza. Ajo është partia e tij. Këtu flitet kjo, që edhe vajza non grata është. Non grata me gjithë familjen ai. Berishën e dëmtoi non grata. Ç’rëndësi ka se ca do bëjnë, nëse dënohet penalisht ikën nga politika. Meqë kërkon të ikë nga politika, lë vajzën. Le ta bëjë, a ka vota për të marrë pushtetin? Ajo ka qenë partia e njëshit, si e Enver hoxhës. Edhe Hoxha atë kë deshi la. Atij si thoje dot merr apo jo votat. Këtu pyetja është mirë që e le, i merr dot votat”, tha Ngjela.

Sa i takon Bashës dhe humbje së partisë prej tij, Ngjela thotë ky i fundit u nxitua në veprimet që bëri.

Basha është nxituar, edhe Saliu u nxitua. Basha e kishte mundësinë që të ecte. Bëri një akt që ka vlerë ndërkombëtarë dhe kombëtare, përjashtoi Berishën. Edhe nëse ne PD del një kryetar non grata prapë e ka të vështirë. PD është e ndarë në dy kampe, si do ecë. Shqipëria e ka domosdoshmëri politikën amerikane”, tha Ngjela.

Ngjela thotë se politika lodhet kot që të kapë SPAK, pasi Prokuroria e Posaçme ka mbështetjen e amerikanëve.

ngjela argita

Lini një Përgjigje