Aktualitet24 Qershor 2024, 16:00

Ndarja e Metës nga Kryemadhi, Dyrnjaja: Diçka e pritshme, PL ka marrë tatëpjetën dhe asgjë nuk e shpëton dot më

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja e Metës nga Kryemadhi, Dyrnjaja: Diçka e pritshme, PL ka

Ndarja e çiftit Meta Kryemadhi ka sjellë mjaft pikëpyetje në lidhje me funksionimin e Partisë së Lirisë në të ardhmen.

E jo vetëm kaq, por edhe raportet e Metës me opozitën në tërësi dhe Berishën në veçanti janë në dyshim.

Për të sqaruar diçka më shumë, analisti Denis Dyrnjaja foli në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report tv. Dyrnjaja shprehet se ndarja e Metës nga Kryemadhi ishte diçka e pritshme.

Ishte diçka e pritshme edhe në dimensionin politike por edhe personal ajo që po ndodhte me çiftin Meta-Kryemadhi. Dukshëm ishin ndarë rrugët në ndërtimin e partisë. Rënia e kuotave të LSI do sillte një ndryshim duke parë një rrëpirë të fortë politike Meta ka menduar të bëjë thyerjen e madhe. Ishte krijuar nepotizëm, një lloj rrjeti të Kryemadhit të njerëzve të besuar. Ikën shumë figurat të atashuar me Metën. E tëra shkoi partia në duart e Kryemadhit”,  tha ai

Më tej Dyrnjaja shton se partia e Metës e ka humbur rolin e saj determinant në zgjedhje elektorale.

'Rezultatet janë ato që janë. Partia ka ardhur duke u tkurrur. Nuk është faji i zonjës Kryemadhi. Angazhimi i saj ka qenë në maksimum. Një parti e llojit klientelist, duke pasur parasysh LSI e dikurshme. Njerëzit që aderojnë në forca politike në Shqipëri kanë filluar të largohen. Meta ka bërë këtë lëvizje duke menduar se mund në mbledhë partinë por është një lëvizje bosh. LSI tanimë e ka humbur rolin e saj si playmaker. Nuk është faktor determinant', shtoi ai

Ndërsa, Dyrnjaja mendon se Berisha nga ana tjetër do t’i qëndrojë paktit me Metën dhe nuk do të largohet prej tij.

'Mendoj se Berisha do ti qëndroj paktit me Metën. Për të treguar që është njeri që e mban fjalën. Duhet të vëmë në dukje, faktin që Rithemelimi u fut në zgjedhje e 14 majit me logon e PL-së. Në këtë kuptim duhet të ketë një marrëveshje xhentëllmenësh', tha ai.

Megjithatë, Dyrnjaja thekson se Partia e Lirisë nuk i vjen në ndihmë PD-së, madje i bën më shumë dëm se sa e ndihmon.

'Partia e Lirisë i bën më shumë dëm se sa i bën punë PD. Jam për një Parti Demokratike të fortë, të hapur, me mendim ndryshe, me ajër të ri politik. Kjo do të rikthente edhe sytë e njerëzve që janë indiferentë me PD. Edhe Berisha e kupton që çdo rrugëtim me PL është kosto. Berisha ka marrë kosto politika duke marrë në kurrizin e PD me aleatët në listat e PD-së. Njerëz që kanë veten kryetar. Rruga e vetme është rruga e forcimit real. Çdo aludim tjetër, jo vajza e Berishës, jo Meta janë kosto për elektoratin dhe bonus për Ramën', shtoi ai.