TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shkurt 2025, 21:16

Berisha zbulon emrin e biznesmenit që i paguante Ramës seancat e detoksit: Paratë i ka dhënë burri i Alketa Vejsiut

Shkruar nga Pamfleti

Berisha zbulon emrin e biznesmenit që i paguante Ramës seancat e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar sot emrin e biznesmenit që i ka pagur Edi Ramës 10 mijë euro një seancë detoksi në Palaco Hotel në Bolzano të Italisë.

Ishte Arben Ahmetaj ai që e bëri akuzën pak ditë më parë. Ndërsa Berisha gjatë seancës së sotme parlamentare, tha se ai që ka pagur faturat është Ardian Nelaj, burri i prezantueses Alketa Vejsiu.

Po pse e akuzojnë thoni ju? E akuzojë se Edi Rama i jep për detoks, e dini ju ca është detoksi, 10 mijë euro detoksi dhe i paguan paratë bashkëshorti i Alketa Vejsiut dhe kërcasin lejet nga jugu tek parku i Tiranës për bashkëshortin e Alketa Vejsiut. Po detoksin nuk e bëri Erion Velaij. Detoksin e bëri Edi Rama. Me seanca, jo njëherë, por disa herë. Po ai tjetri që i paguante Edi Ramës, 12 chartera. Nuk ishte Erion Velaij me 12 chartera. Erion Velaij është një hajdut që përveç Ramës dhe Lubisë nuk ka shok në Shqipëri. Por nuk mund të tallet mercenar Dumani me qytetarët shqiptarë. Jo talljen nuk ta pranojmë ne. Ai harron, ai nuk e di se nga bashkia shkojnë atje poshtë qytetarët dhe e fshijnë”, tha Berisha.

 

Lini një Përgjigje