Aktualitet14 Korrik 2023, 12:28

Bllokimi i diplomave, studentët kritika në Komisionin e Shëndetësisë: Mendoni zgjidhje eficente, jo me detyrim

Shkruar nga Pamfleti

Bllokimi i diplomave, studentët kritika në Komisionin e

Studentët e Mjekësisë vijojnë të kundërshtojnë projektligjin 5 vite punë me detyrim. Pas protestave të organizuara, studentët janë duke folur në komisionin e Shëndetësisë. Ata këmbëngulin se janë kundër kësaj nisme.

Studentët kanë thënë gjithashtu se do të ketë pasoja dhe qeveria duhet të mendojë për një zgjidhje eficente dhe jo të detyruar për të shmangur largimin e studentëve.

“Ne do te përdorim çdo hap dhe formë ligjore për të kundërshtuar ligjin 5 vite pune me detyrim për të marrë diplomën e mjekësisë, nis nga bojkoti… Mos kalojmë në këtë pike. Pse duhet të kalohet ligji me procedurë e përshpejtuar.

Do të ketë pasoja. 1/3 e maturanteve në gjithë Shqipërinë do të ikin jashtë. Mendoni për zgjidhje eficente, jo detyrim.

Në piken që gjendja e emergjencës nuk është shpallur ende pse po na shkelen të drejtat e liritë tona. Si është llogaritur kostoja e tarifës?” shprehen studentët.

komision studentet